E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orteku, Tadic ofron ndihmë, Familja Reka: Restelica është në Kosovë

PRISHTINE-Presidenti serb Boris Tadic ofroi ndihmë për të prekurit nga orteku në Restelicë të Dragashit, Kosovë. Por, reagimi i familjes Reka ka qenë i menjëhershëm, pas deklaratave të presidentit serb, Boris Tadic, se Serbia do ta ndihmojë familjen Reka.

Familja Reka i bëri dje thirrje presidentit Tadic që ta shikojë hartën, sepse”vetëm jkështu e merr vesh ku është Restelica, pasi ai ka harruar ku është ky fshat. ”Kjo është lojë politike e Serbisë”, thekson familja Reka.

“Jemi të shqetësuar rreth deklaratavese ne paskemi kërkuar ndihmën e Serbisë, kjo është e pavërtetë. Ne e kemi shtetin, i cili na ndihmoi në cdo moment dhe na u gjend pranë gjatë gjithë kohës”, ka thënë familja Reka për mediat.

Në tragjedinë e Restelicës kanë humbur jetën 10 banorë të familjës Reka, ndërsa ka shpëtuar vetëm vajza 5-vjeçare, Amsera, gjendja e së cilës është e mirë.
Për vajzën e vogël janë interesuar 3 shtete, Serbia, Kosova dhe Maqedonia. shumë familje nga këto 3 shtete kërkojnë kujdestarinë e Amserës së vogël.

(d.b/KohaDitore/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Asmera, Maqedonia do kujdestarinë, Tadic kujdeset financiarisht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›