E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, presidenti Karolos Papulias heq dorë nga paga e tij

ATHINE - Presidenti grek Karolos Papulias bëri të ditur se heq dorë nga paga e tij, në shenjë solidariteti me njerëzit që shohin të ardhurat e tyre të reduktohen. 

Ministri i Financave tha se “ky është një akt i rëndësishëm simbolik, që e nderon Presidentin grek, për të cilën e falënderoj atë dhe do të informoj kabinetin".

Presidenti i Republikës siç tha ministri, hoqi dorë nga paga e tij, duke kërkuar që të fillojnë “operacionet” për zbatimin e masave.

Ky veprim bëhet në kulmin e krizës në vend, ku qytetarët vuajnë reduktim të të ardhurave dhe është padyshim një akt solidariteti nga ana e qytetarit të parë të vendit.

E vetmja parti që zyrtarisht ka reaguar ndaj vendimit të Karolos Papulias, është Partia Komuniste. Komunistët ftojnë Presidentin e Republikës për të miratuar propozimin për heqjen e pensioneve dhe përfitimeve të tjera parlamentare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›