Greqia që sot ndalon eksportin e energjisë
ATHINE - Sistemi energjitik i Greqisë është vënë në gjendje emergjence, ndërsa u ndalua edhe eksporti i energjisë.
Ministri i Mjedisit, Energjisë dhe Ndryshimit Klimatik, Jorgos Papakonstandinu, duke iu referuar situatës që është krijuar në tregun energjitik të Ballkanit për shkak të motit të keq dhe kërkesës në rritje për gaz natyror dhe energji elektrike, theksoi se po bëhen gjithë veprimet e domosdoshme që të mos ketë problem në furnizimin normal të qytetarëve me gaz natyror.
Gjithashtu, ministri bëri të ditur se ministria që nga mesnata e së mërkurës avancon në ndalimin e eksportimit të energjisë nga territori grek.
Problemet në furnizimin me energji rezultuan për shkak të ndërprerjes së eksportit nga Bullgaria dhe Maqedonia drejt Greqisë, funksionimit të kufizuar të hidrocentraleve me qëllim që të ruhen për në stinën e verës rezervat ujore, si dhe për shkak të problemeve në furnizimin me gaz natyror nëpërmjet gazsjellësit nga Turqia.