E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita është me defekt

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar sot opozitën shqiptare duke e cilësuar si difektoze, pasi sipas kreut të qeverisë e majta po përhap fjalë se vendi do të përfshihet nga kriza greke.

Sot në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, Sali Berisha vlerësoi se në vend është shënuar rritje ekonomike dhe se qeveria do vijojë të përmirësojë jetesën në vend nëpërmjet rritjes së pagave dhe pensioneve.

“Kjo mazhorancë ka bërë të mundur vazhdimin e projekteve ambicioze, asfaltimin e mijëra kilometrave rrugë, do vazhdojë të rrisi pagat dhe pensionet. Pra, ndalem këtu sepse përkundër këtij realiteti kanë qënë dhe vajet e kollagjerëve të krizës, një përpjekje tërësisht e pabazuar e bazuar në keqdashje dhe jo padije për të nxirë për të paraqitur realitetin ekonomik gjer ditët e fundit, kur dolën dhe shpallën se Shqipërinë e pret kriza greke”.

Sipas Berishës, opozita është me defekt, pasi është shkëputur tërësisht nga realiteti.

“Opozita më defekt, është me defekt mbasi ka humbur komunikimin me realitetin, pasi kjo është gjëja më e vështirë për të. Nuk mund ta prekim, ta ndjejmë, nuk mund ta shohim nuk mund ta përjetojnë.

“Por, kur shkëputesh nga realiteti dhe ndjek vetëm logjikën e miliardave që të rrethojnë, atëherë normale humbet arsyen nuk mendon për të ardhurat mujore për 800 mijë familje shqiptare”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›