Kriza greke, BSH paralajmëron ndikim negativ në ekonomi
TIRANE- Ekonomia shqiptare duhet të përgatitet për të përballuar efektet e krizës greke. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar se ky ndikim do të shfaqet në disa drejtime, për shkak të ekonomisë greke dhe asaj shqiptare.
Ndërkohë, Fullani ka garantuar të gjithë qytetarët se bankat greke që operojnë në vendin tonë janë të sigurta.
“Ekonomia shqiptare do të efektohet, efekti mund të jetë materializimi i këtyre efekteve në tregtinë e jashtme ndoshta dhe në koston e linjave të kredive të bankave greke. Banka e Shqipërisë garanton publikun shqiptar që bankat greke entitete shqiptare dhe si të tilla janë të mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë. Sic kemi përmendur dhe më parë konfirmojmë se bankat garantojnë mbarëvajtjen e tyre në sistemin bankar shqiptar” theksoi Fullani.
Përvec efekteve negative të importuara nga fqinjët, ekonomia shqiptare duhet të përballet edhe me problemet e saj. Një prej tyre është ngadalësimi i mëtejshëm i ritmeve të kreditimit të ekonomisë dhe marrja e kredive nga bizneset për likuiditete, cka nënkupton pagesën për punonjësit, sigurimin e lëndës së parë dhe mbijetesën në treg.
“Në terma realë kur rritja është vetëm 4%, zgjerimi i kredisë ka ardhur kryesisht në formën e financimit të likuiditetit të bizneseve ndërkohë që kredia për individë ka vijuar të tkurret në terma vjetorë” u shpreh Guvernatori Fullani.
Një tjetër problem me të cilin duhet të përballen qytetarët gjatë periudhës në vijim është rritja e kostos së jetesës. Inflacioni arriti në janar në 3.6% duke ju afruar shumë nivelit maksimal të parashikuar nga Banka e Shqipërisë.
“Faktorizimi i rritjes së fundmi të energjisë elektrike në inflacionin e muajit shkurt pritet të japë një ndikim prej 0.5 pikë përqindje në rritjen e normes së inflacionit vjetor.” theksoi Fullani.
Pasi ka analizuar ecurinë e deritanishme të ekonomisë, Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi të mabjë të pandryshuar në 5.25% normën bazë të interesit për lekun.
(e.n/News24/BalkanWeb)