Sarandë, shpërthim në lokal, tronditet gjithë qyteti
SARANDE- Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mesnatën e djeshme qytetin e Sarandës. Lajmi konfirmohet nga policia sipas së cilës ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen 2 të qytetit jugor.
Mësohet se shpërthimi ka shkaktuar dëmtime të mëdha të ambienteve të lokalit, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar pasi pronarët e kishin mbyllur atë.
Sipas policisë persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi tritoli në lokal që ka shkaktuar më pas dhe shpërthimin e fuqishëm i cili është ndjerë në të gjithë Sarandën.
Aktualisht po vijojnë hetimet për të zbuluar autorët e ngjarjes dhe shkaqet.
(e.n/News24/BalkanWeb)