E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit: Shqipëria të zbatojë eurokodet

TIRANE- Shqipëria mund të jetë ndër vendet e vetme në Europë që nuk zbaton eurokodet, të domosdoshme për cilësinë dhe sigurimin e jetës në sektorin e ndërtimit. Drejtuesit e Shoqatës së Inxhiniereve Projektues të Veprave të Ndërtimit shpjegojnë se zbatimi i eurokodeve do të bënte te mundur adaptimin e kushteve dhe kërkesave bashkëkohore në fushën e ndërtimeve, legjislacionin dhe kushtet teknike të projektimit. Në këtë mënyrë do të përmirësoheshin standartet dhe teknologjia e ndërtimit, si dhe do të rritej siguria teknike ne këtë fushë.

Gjatë takimit të shoqatës u diskutua edhe për nxitjen e analizave inxhinierike, studimeve dhe kërkimeve për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të mbrojtjes antisizmike, të strukturave beton-armë, të infrastrukturës, duke ofruar bashkëpunim institucioneve përkatëse.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›