E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, u shpërthen granata, plagosen motër e vëlla

Motër e vëlla kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një granate në fshatin Labinot Mal të Elbasanit.

Saimir dhe Florida Balla përkatësisht 13 dhe 15 vjeç janë plagosur rëndë pasi u ka shpërthyer granata në duar. Dy adoleshentët e kanë gjetur granatën pranën banesës së tyre dhe në momentin kur e kanë marrë në duar ajo ka shpërthyer duke i plagosur ata.
 

Menjëherë ata janë dërguar me urgjencë në spital dhe sipas mjekëve dy adoleshentët kanë pësuar dëmtime të lehta në pjesë të trupit dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën
 

Një ngjarje e njëjtë ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Simon, në Mirditë ku si pasojë e shpërthimi të një granate u plagosën tre vëllezër të moshës 13, 10 dhe 6 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›