Shkarkohet drejtori i SHKB-së, Astrit Halili

Vetëm një muaj pas emërimit në krye të ministrisë së brëndëshme, Flamur Noka ka bërë lëvizjen e parë në një prej strukturave më të rëndësishme të këtij institucioni.
Me firmën e vetë ministrit ka lënë detyrën e shefit të shërbimit të kontrollit të Brëndëshëm Astrit Halili prej gati 7 vitesh në këtë post dhe në vend të tij është emëruar Bashkim Shehu deri tani sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve.
Vendimi i ministrit për largimin e Halili erdhi pas një mbledhje me strukturat drejtuese dhe më pas është bërë edhe zyrtarizimi I kësaj lëvizjeje. Halili është transferuar në drejtorinë e policisë së shtetit ku do të ngarkohet me një detyrë tjetër.
Ministri firmosi gjithashtu edhe emërimin e drejtorit të inspektiMeve në ministrI, detyrë të cilën tashmë do ta mbajë Arben Prengasi. Ndërkohë që shumë shpejt priten edhe ndryshime në kupolën drejtuese të policisë rrugore.