E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata rrëzon kërkesën për ekstradim në Itali për Klevis Mujën

Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar kërkesën për ekstradim në shtetin italian të ish-Kryetarit të Komunës Rrethinë, Kleves Muja. Arrestimi tij u bë rreth dy muaj më parë, pasi autoritetet italiane të drejtësisë në Bari kanë lëshuar ndaj tij urdhër arrestin ndërkombëtar, me datën 29 tetor 2010, ku akuzohet për veprën penale të “trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
 

Ky vendim i Gjykatës erdhi si rezultat i gjendjes së tij të rëndë shëndëtësore, pasi Muja gjendet në gjendje kome pas plagosjes së tij në burgun e “Shën Kollit”, vetëm disa ditë pas ndalimit të tij. 38-vjeçari u qëllua me kaçavidë në fyt, nga një tjetër i burgosur , duke i shkaktuar atij plagë të rënda. Xheladin Kruja nga Shkodra është autori i kësaj ngjarje, i cili e qëlloi Mujën gjatë kohës kur bashkë me të dënuarit e tjerë ishin në orarin e ajrosjes në burgun e Shën-Kollit. Dyshohet se mes tyre ka pasur një konflikt të vjetër, ndërsa Kruja ishte i dënuar me 12 vjet burg për vrasje.

Sipas policisë maksimumi i dënimit i parashikuar për veprën penale për të cilën akuzohet Muja është 20 vjet burgim, ndërsa 38-vjeçari është arrestuar, me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian, bazuar në marrëveshjen e ratifikuar tashmë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe të Italisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›