E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, urdhër për sistemin e pluhur-kapjes

 

Ministria e Mjedisit ka inspektuar aktivitetin e tre kompanive të industrisë që ndodhen në periferi të qytetit të Elbasanit. I pranishëm ka qenë zv/minstri i Mjedisit Aleksandër Garuli, i shoqëruar nga përgjegjësi i Zyrës Rajonale të Mjedisit dhe drejtues të kompanive industriale 'Kurum', 'E.C.F' dhe, 'Darfo'. Ata kanë diskutuar për sistemet e pluhur-kapjes. Përfaqësuesit e ministrive kanë urdhëruar që këto sisteme të funksionojnë pa ndërprerje gjatë gjithë kohës që punohet. Ata kanë paralajmëruar se në rast të kundërt kompanitë do të përballen me sanksione të rënda. Drejtuesit e kompanive kanë deklaruar se kanë shpenzuar shumë për vendosjen e sistemit të pluhur-kapjes, duke instaluar teknologjinë sipas standarteve evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›