E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqen abonetë, librezat dhe dëshmitë për udhëtim falas

 

Udhëtimi urban për linjat e Tiranë nuk do të ofrojë më disa shërbime, siç është udhëtimi me abone, dëshmitë dhe librezat e kategorive që përfitojnë udhëtimin falas. Kjo duke filluar që nga nesër. Jo vetëm kaq por numri i autobusëve do të reduktohet në 50 përqind për çdo linjë. Lajmi konfirmohet nga Shoqata Kombëtare e Transporti Qytetas, e cila bën të ditur se ka marrë këtë vendim. Por vendimi në fjalëka shkaktuar reagimin e qytetarëve, të cilët thonë se nuk mund ta përballojnë dot udhëtimin pa abone, veçanërisht ata që udhëtojnë shpesh. Ndërsa akoma më keq për kategori të caktuarnjerëzish si invalidët të cilët përfitojnë falas udhëtimin, nuk ua mban 'xhepi' biletën e re të udhëtimit.

Megjithatë SHKTQ-ja ka deklaruar se në lidhje me këtë problem ka vënë në dijeni ministrinëe Transporteve dhe atë të Financave, drejtuesit e të cilave u kishin premtuar miratimin në janar të një plan-veprimi për zgjidhjen e problemeve. Por kjo çështje u la në harresë. Shoqata e Transportit për të reduktuar shpenzimet që janë rritur ndjeshëm pas shtrenjtimit të naftës dhe mossubvencionimit nga ana e qeverisë të aboneve, librezave dhe dëshmive të kategorive të qytetarëve që udhëtojnë falas, mori vendim për heqjen e tyre, vendim ky që rëndon mbi xhepat e qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›