Rama: Politikë, jo mbi paragjykimet
Gjatë rrugëtimit "Dialog me Shqipërinë" Kryetari i PSSH-së Edi Rama është ndalur në qytetin e Fushë Arrëzit për të dialoguar me banorët atje për çështje të sigurisë së jetës. Në këtë bashkëbisedim Rama edhe njëherë vuri theksin tek një politikë e mbështetur në gjykim mbi punëte bëra dhe premtimet e mbajtura për të gjithë, qofshin të majtë apo të djathtë në qeverisje. "Nuk duhet të votojmë dhe të mbetemi peng i paragjykimeve"- u shpreh Rama, duke nënvizuar se është koha që kryeministri të mbajë përgjegjësi për të gjithë premtimet e pambajtura. Rrugëtimi i "Dialogut me Shqipërinë" për çështje të sigurisë së jetës mbyllet me bashkëbisedimin në Fushë Arrëz. Gjatë muajit prill Rama ka dialoguar për këtë çështje nga Veriu në Jug të vendit dhe pritet që pas këtij procesi të publikohet dhe Enciklika për Sigurinë e Jetës në vend.