Trazira në stadium, ndalohen tre mjekë të dehur
LIBRAZHD- Tre mjekë kirurgë janë shoqëruar në komisariat. Mjekët kanë qenë të dehur dhe janë përfshirë në incidente të ndryshme në stadium gjatë ndeshjes së futbollit Librazhd-Dajt. Shoqërimi në komisariat i tre mjekëve ka shkaktuar irritimin e banorëve që kanë të afërm në spital. Banorët kanë shkuar për të protestaur para komisariatit të Librazhdit duke kërkuar zëvendësimin e tyre me mjekë të të tjerë. Për këtë çështje ka reaguar ministria e Shëndetësisë duke zëvendësuar kirurgët me 3 mjekë të tjerë. Ndërkohë që sipas policisë për këtë incident jane njoftuar edhe organet qendrore te shendetesise.