E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH: Në qershor, pritet rënie inflacioni

 

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se në muajin qershor pritet një rënie e inflacionit, duke arritur brenda niveleve të parashikuara. Në këto kushte Këshilli Mbikëqyrës e ka mbajtur të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun. BSH-ja deklaron se deri tani ka vendosur të mos marrë asnjë masë por të vazhdojë monitorimet me kujdes të ecurisë së çmimeve të mallrave të konsumit.

Inflacioni është rritur si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe rritja e çmimeve të lëndëve të para të ushqimeve në tregjet ndërkombëtare, që është reflektuar edhe në tregun shqiptar. Duke analizuar këta faktorë banka qendrore ka vendosur të mos ndërhyjë, pasi parashikon rënie të inflacionit. Bëhet e ditur se Këshilli Mbikëqyrës e mbajti të pandryshuar në 6.25 përqind koston e lekut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›