Shërbimi taksi, skadon afati për vendosjen e taksimetrit
Të gjitha mjetet që operojnë në shërbimin taksi, që ende nuk e kanë blerë taksimetrin, kanë afat edhe sot për t'u pajisur me të dhe për ta plumbosur. Taksitë që s'do t'i vendosin ndëshkohen.
TIRANE- Dita e sotme është afati i fundit për mjetet që operojnë në shërbimin taksi për t'u pajisur me taksimetër. Cdo mjet që ushtron aktivitetin në shërbimi taksi duhet që të afishojë në një pjesë të dukshme të mjetit tarifat e reja të këtij shërbimi, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar në lidhje me këto tarifa të reja.
Në momentin që mjetet nuk do të kenë blerë dhe nuk do të kenë plumbosur taksimetrin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Me-trologjisë, Bashkia e Tiranës do të nisë masat ndëshkuese ndaj këtyre subjekteve. Bashkia e Tiranës ka vendosur edhe disa data kur automjetet sipas numrave të tyre duhet të paraqesin dokumentet e verifikimit, në mënyrë që të mos ketë konfuzion. Por, data e fundit e pranimit të dokumenteve dhe plumbosjes së aparatit të taksimetrit në Bashkinë e Tiranës është data 17 korrik.
Bashkia e Tiranës ka nisur për këtë qëllim, një sensibilizim të gjerë të qytetarëve, për të ndalur piraterinë e taksive në qytetin e Tiranës. Ky aksion informues do të realizohet me anë të shpërndarjes së fletëpalosjeve, të cilat shpjegojnë me hollësi shenjat dhe veçoritë e automjeteve të licencuara nga Bashkia. Kjo, me qëllim eliminimin e automjeteve pirate që kërkojnë të luajnë të njëjtin funksion dhe si mjetet e licencuara.
(s.g/BalkanWeb)