“Anëtarët e KLD-së kanë konflikt të hapur interesi, të tërheqin kandidime e tyre për në Gjykatën e Apelit”

Mblidhet KLD-ja, denoncon Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur dje për të shqyrtuar kandidaturat e mundshme për anëtarë të Gjykatës së Apelit. Në prani edhe të ministrit të Drejtësisë, Bujar Nishani janë diskutuar disa prej kandidaturave, të cilët më tej do t’u nënshtrohen procedurave të mëtejshme deri në emërimin anëtarë të Gjykatës së Apelit. Ministri Nishani ka kërkuar respektimin e kritereve për zgjedhjen në Gjykatën e Apelit, duke u bërë thirrje anëtarëve të KLD-së që kanë kandiduar për anëtarë të Gjykatës së Apelit, që të respektojnë procedurat dhe të tërhiqen, pasi janë në konflikt të hapur interesi.