E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Vizat, Opozita s'dha kontribut, sfide zgjedhjet vendore

TIRANE-  Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi sot Komitetin Drejtues Kombëtar për të analizuar situatën politike që po kalon vendi si dhe organizimin e kësaj force politike në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet vendore dhe rolin e saj në proceset integruese të vendit.

Në fjalën e tij kryetari i LSI-së i cili në qeveri mban postin e zv kryeminsitri njëkohësisht ministër i Jashtëm, akuzoi opozitën për “mosdhënien e asnjë kontributi, dhe mos realizimin e asnjë interpelance” sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë, dhe liberalizimit të vizave. Madje duke iu referuar zgjedhjeve të 28 qershorit Meta tha se opozita “cënoi një proces i cili u njoh nga partnerët nderkombëtar.”
Pavarësisht kësaj- nënvizoi Meta- jemi të hapur të bashkëpunojmë me opozitën.
Zgjedhjet vendore

Gjatë fjalës së tij kryetari i LSI-së theksoi rëndësinë e vazhdimit të kontributin të partisë në qeverisjen e vendit, në mënyrën më profesionale dhe aktive “pasi është një periudhë e rëndësishme për të ardhmen e kësaj force politike.”
Meta shprehu bindjen se objektivat e shpallura në programin e LSI-së do të realizohen sipas dhe axhendës së qeverisë, dhe gjendjes ekonomike dhe financiare.

Kreu i LSI-së sulmoi keqeverisjen vendore nëpër bashki e komuna dhe u kërkoi Komitetit Drejtues Kombëtar të nisin përgatitje serioze për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore (vitin e ardhshëm), duke mos përsëritur gabimet e kaluara.
“Është e rëndëishme të mendojmë dhe të punojmë për kandidatët tanë më seriozë. Pasi në të kaluarën kemi pasur dhe raste kur kemi gabuar, të mos përsërisim gabimet e së shkuarës”.  Meta iu përgjigj dhe opozitës për hapjen e kutive.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›