E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vetëhelmohet me pesticide 27-vjeçari

Një 27-vjeçar i ka dhënë fund jetës paraditen e sotme në Elbasan.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Preç ku 27-vjeçari Gentian Likrama është vetëhelmuar duke përdorur pesticide. 27-vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët të cilat kanë lajmëruar menjëherë policinë.
 

Ndërkohë po sot një 67-vjeçar ka tentuar të vrasë veten në Berat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtatin Vreshtan të Beratit ku 67-vjeçari Agim Spahiu ka qëlluar veten me armë në banesën e tij.

Ai është gjetur nga familjarët të cilët e kanë dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë në të dyja ngjarjet nuk dihen ende shkaqet të cilat i kanë çuar të dy personat t`i japin fund jetës por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të tyre.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›