Ikin emigrantët, rradhë kilometrike në Kapshticë
KORCE- Ditën e sotme në Kapshticë janë krijuar radhë të gjata nga kthimi i emigrantëve shqiptarë në vendin e tyre të punës. Sipas korrespondentes Enkelejda Skenderasi, rradhët arrijnë deri në 1 km dhe kjo si pasojë e mungesës së sporteleve në palën greke. Aktualisht pala greke është duke punuar me dy sportele, ndërsa rreth 3000 persona presin të kalojnë kufirin. Pala shqiptare punon me katër sportele dhe njofton se ka nisur bisedimet me palën greke për të shtuar numrin e sporteleve. Pritet që numri i shqiptarëve që largohen nga vendi ynë të shtohet në orët që vijnë.(m.a/BalkanWeb)