Elbasan, vidhet arka e xhamisë
Autori i Lajmit: red.
Të pakën dy persona kanë vjedhur dje arkën e xhamisë në Elbasan.
Policia e Elbasanit ka konstatuar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme vjedhjen e arkës së xhamisë “Mbret”, në lagjen “Kala“ të këtij qyteti. Burime nga uniformat blu bënë të ditur se njerëz ende të paidentifikuar janë ngjitur në katin e dytë të xhamisë nëpërmjet një shufre hekuri, e cila ndodhet ngjitur me murin e xhamisë, dhe më pas janë futur brenda. Sipas policisë, vjedhësit kanë hyrë në mjedisin ku ndodhet biblioteka e xhamisë dhe aty kanë gjetur çelësin e kanatës së bibliotekës ku ndodhej arka me 50.000 lekë, të cilat i kanë marrë dhe janë larguar. Sipas të njëjtave burime, mësohet se rreth një orë pasi u konstatua vjedhja e arkës së xhamisë “Mbret”, policia konstatoi edhe vjedhjen e zyrave të shoqatës “Ëord Vision”, e cila ndodhet në lagjen “Surja Dylgjeri” të Elbasanit. Në këto zyra dera është hapur duke përdorur sende të forta. Më pas vjedhësit kanë hyrë brenda dhe kanë marrë dy aparate fotografike, një aparat Digitalb, një kompjuter Lap-Top dhe 25.000 lekë.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008