E Diel, 1 Nëntor 2026

Lul Berisha mbrohet nga avokatët e gjykatës

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kreu i “Bandës së Durrësit” dhe dy bashkëpunëtorë të tij do të mbrohen gjatë procesit gjyqësor nga avokatë të caktuar nga gjykata. Vendimi është dhënë në seancën e djeshme në ngarkim të të akuzuarve për një sërë krimesh të rënda. Vendimi u mor dje, pasi disa ditë më parë, po kjo Gjykatë, shkarkoi për braktisje të sallës gjyqësore avokatët mbrojtës të të pandehurve. Seanca e djeshme gjyqësore, edhe pse e shkurtër, është shoqëruar nga debate të shumta nga ana e të akuzuarve. Gjykata mori këtë vendim pasi mungesa e herëpashershme e avokatëve mbrojtës po shkaktonte shtyrje njëri pas tjetrit të proceseve gjyqësore. Pas vendimit për caktimin e avokatëve të rinj, Gjykata vendosi të enjten e ardhshme ditën për zhvillimin e seancës së radhës.
Vendimi
Tre nga të akuzuarit e "Bandës së Durrësit", Indrit Dokle, Lulëzim Berisha dhe Indrit Taullai do të përfaqësohen nga avokatët e caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Kjo masë u mor pas shkarkimit të mbrojtësve të zgjedhur prej të pandehurve. Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur dje, që 3 nga të akuzuarit e Bandës së Durrësit të kenë avokatë të tjerë, pasi disa ditë më parë po kjo Gjykatë shkarkoi, për braktisje të sallës gjyqësore, avokatët mbrojtes të të pandehurve. Ndërkohë gjatë seancës së djeshme gjyqësore, edhe pse e shkurtër, ka pasur debate të shumta nga ana e të akuzuarve. Gjykata mori këtë vendim pasi mungesa e herëpashershme e avokatëve mbrojtës po shkaktonte shtyrje njëri pas tjetrit të proceseve gjyqësore. Pas vendimit për caktimin e avokatëve të rinj, Gjykata vendosi të enjten e ardhshme ditën për zhvillimin e seancës së radhës. Ndërkohë, një seancë më parë, avokatët mbrojtës të "Bandës së Durrësit" kërkuan që në procesin gjyqësore ndaj klientëve të tyre të dëshmojnë politikanët që kanë deklaruar pas arestimit të Lul Berishës, se është shkatërruar një bandë. Ndërkohë, para fillimit të seancës është shënuar një incident mes policëve të togave të shoqërimit dhe avokatëve. Këta të fundit kanë refuzuar t i nënshtrohen kontrollit të bluve. Çdo të enjte, Gjykata e Krimeve të Rënda “blindohet” nga forca të shumta policie për të siguruar jetën e anëtarëve të Bandës së Durrësit.
“Banda e Durrësit”
Të pandehurit e Bandës së Durrësit, akuzohen për një sërë veprash penale, ekzekutimesh por edhe tentativa vrasjesh në kuadër të organizatës kriminale, ku gjyqi nisi në korrik të vitit të kaluar. Hetimi për të pandehurit e Bandës së Durrësit ka nisur në prill të vitit 2005, pas vrasjes së Klodian Saliut. Gjatë hetimeve, ka rezultuar se i pandehuri Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu (aktualisht i vrarë), që nga viti 1997 e në vazhdim, kanë krijuar dhe drejtuar një organizatë kriminale, në të cilën bënin pjesë të pandehurit Plaurent Dervishaj, Indrit Taullaj, Adriatik Coli, Indrit Dokle, si dhe Ilir Xhunga dhe Arben Paja, këta të vrarë. Teksa hetonte vrasjen e Saliut, Prokuroria arriti të zbardhte një tjetër vrasje, atë të datës 17 tetor të vitit 1998, ku ka mbetur i vrarë shtetasi Dritan Sallaku dhe janë plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi. Më pas janë vrarë Arjan Paja e Viron Curri, si dhe është plagosur Marsel Sotiri, i cili u vra më vonë. Seriali ka vazhduar deri në vitin 2007, kur u kap edhe pjesa tjetër e të kërkuarve në Tiranë e spitalet e Durrësit.

Akuzat për Lul Berishën
Lulëzim Berisha akuzohet për krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, për vrasje në bashkëpunim, mbajtje pa leje të armëve luftarake. Ndërkohë, ai hetohet edhe për vepra të tjera penale, përfshi trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, tha kreu i Ministrisë së Brendshme. Lulëzim Berisha akuzohet për vrasjen e Dritan Sallakut dhe plagosjen e Ilir Nelës dhe Agim Rexhepit, të ndodhur më 17 tetor të vitit 1998, për vrasjen e Arjan Pajës dhe Viron Currit dhe plagosjen e Marsel Sotirit, e ndodhur më 29 tetor të vitit 1998. Gjithashtu, Berisha akuzohet për vrasjen më 5 korrik 1999 të Eduard Ongarit, për vrasjen më 22 gusht të vitit 1999 të Marsel Sotirit si dhe për vrasjen më 25 shkurt 2005 të Klodian Saliut. Banda e Lul Berishës akuzohet dhe për vepra të tjera kriminale. Trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike mendohet të ketë qenë aktiviteti kryesor i bandës së Lul Berishës. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda bënë të ditur se vrasjet e kryera nga anëtarët e kësaj bande, në të shumtën e rasteve, janë bërë për llogari të trafikut të narkotikëve. Pazare të pambyllura apo tentativa për t u futur në linjën e trafikut të drogës, që zotërohej nga banda, mendohet të kenë qenë motivet e ekzekutimeve. Mbi dokumentimin e aktivitetit të kësaj bande, hetuesit e Krimeve të Rënda kanë bashkëpunuar edhe me homologët e tyre italianë, pasi pjesa më madhe e drogës së trafikuar prej saj kishte destinacion brigjet italiane. Lul Berisha ka pasur edhe një proces penal në Itali, ku ai arriti të rifitonte sërish lirinë vetëm pas disa muajsh burg.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›