E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pranga të kërkuarit prej 8 vitesh

Autori i Lajmit: red.

I kishte shpëtuar burgut për 8 vite me radhë, por tani iu vunë prangat dhe do të vuajë dënimim me 20 vjet burg. Ilir Qose u prangos në shtëpinë e tij, pasi ishte dënuar në mungesë për veprën penale të vrasjes. Burime nga policia bënë të ditur se personi i shpallur në kërkim në vitin 2000, shtetasi Ilir Qose, kishte vrarë një emigrant në Kapshticë. Arsyeja ishte grabitja, por pasi emigranti ka refuzuar t i japë paratë dhe sendet e tjera, e ka vrarë atë. Që nga ajo ditë Ilir Qosja u fshihej forcave të policisë. Sipas të njëjtave burime, ai ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Korçës me plot 20 vjet heqje lirie. Por duke qenë se ishte larguar nga Bilishti, nuk ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi. Vetëm dje, 8 vjet më vonë, është bërë arrestimi i tij.

Ky lajm është publikuar: 31/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›