Gjendet i vdekur në dhomën e konviktit adoleshenti
Autori i Lajmit: red.
Vdekje mister në konviktin e Shkollës Pedagogjike, në Peshkopi. Një adoleshent është gjetur i pajetë në dhomën e tij të konviktit. Burimet nga policia e Peshkopisë bënë të ditur se Daniel Ibrahimi, 16 vjeç, është gjetur i vdekur në dhomën e tij, nga shokët, në momentin kur ata kanë shkuar pas mësimit. Ndërkohë që motivet e vdekjes së adoleshentit dhe mënyra, janë ende të paqarta për uniformat blu. Policia ka shkuar në zonë dhe po heton shkaqet e vdekjes së të riut, si dhe ka bërë bllokimin e dhomës dhe të sendeve të tij personale. Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje bashkëmoshatarë të tij si dhe njerëz që e njihnin, për të zbuluar shkaqet e mundshme që kanë çuar 16-vjeçarin të ndërmarrë veprimin e vetëflijimit.
Ky lajm është publikuar: 31/10/2008