E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 18-vjeçarit, përdhunoi minorenen

Autori i Lajmit: red.
Një vajzë në moshën vetëm 14-vjeçare është bërë objekt i dhunës seksuale, pasi një djalë i ri ka abuzuar me të duke kryer marrëdhënie seksuale. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Kavajës, kurse policia njoftoi arrestimin e një të dyshuari. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 18-vjeçari me inicialet P.S, 18 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, është arrestuar pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën D.H., 14 vjeçe, edhe ajo banuese në qytetin e Kavajës. Policia nuk dha hollësi lidhur me ngjarjen. Burime nga grupi hetimor, bënë të ditur se bëhet fjalë për një denoncim të ardhur nga prindërit e vajzës së mitur D.H., të cilët, së bashku me të miturën, i janë drejtuar Komisariatit të Policisë në Kavajë, ku kanë bërë kallëzimin penal ndaj 18-vjeçarit Paris Sula. Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se denoncimi informonte se i dyshuari Paris Sula, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën e vogël, e cila besohet se më herët, është mashtruar nga i riu për t u tërhequr në drejtim të objektivit të tij. Sipas legjislacionit shqiptar, parashikohet që moshat deri në 18 vjeç, nuk mund të kenë raporte seksuale. Kodi Penal dënon jo vetëm përdhunimet e këtyre grup-moshave, por edhe kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur deri në moshën 18 vjeç, duke dhënë dënime deri në 20 vjet burgim. Në Shqipëri megjithatë, vitet e fundit vërehet një përhapje e gjerë jo vetëm e përdhunimit të të miturve të të dy sekseve, por edhe marrëdhëniet seksuale me të mitur, pa elemente dhune. Sondazhet e organizatave jofitimprurëse në dobi të grave dhe vajzave me probleme sociale, kanë treguar se jo më pak se 50 për qind e moshave nga 16 deri 18 vjeç, kryejnë marrëdhënie seksuale pavarësisht moshës së mitur.

Ky lajm është publikuar: 31/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›