Elbasan, vijon zjarri në pyllin e Shushicës
Ende vijon me të njëjtën intesitet zjarri në pyllin e fshatit Shushicë, 7 km larg Elbasanit. Ndërkaq, mësohet se zjarri i ndihmuar nga moti i thatë, era, ka ndikuar qe te perparoje duke djegur deri më tani, një sipërfaqe prej rreth 5 hektarësh.
Sipas burimeve të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes, mësohet se për shkak të terrenit të thyer, zjarrfikëset e kanë të vështirë në fikjen e flakëve, ndonëse dhe banorët janë bashkuar ndihmës, me anë të mjeteve rrethanore, për të lokalizuar flakët.
Zjarri ka shkrumbuar sasi të konsiderueshme të pyllit me pisha e shkurre, megjithatë nuk paraqet rrezik për banesat e fshatit.