Vlorë, plagosje me armë zjarri, në kërkim autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Dhërmi. Sipas të dhënave paraprake mësohet se i plagosuri është Thanas Dumi ndërsa identiteti i autorit të plagosjes është shtetasi Vasil Zakja, i cili është shpallur në kërkim.
I plagosuri i këtij konflikti është dërguar drejt spitalit të qytetit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri për motive banale. Nga ana e uniformave blu të këtij qyteti po punohet për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë plagosje dhe për vënien para drejtësisë të autorit të këtij krimi të rendë.