E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besimtarët ortodoksë largohen pas ceremonisë nga Kosova

Policia rajonale e Kosovës në Pejë, njofton se pjesëmarrësit në ceremoninë fetare në Patrikanën e Pjese, kanë filluar të largohen nga Kosova. Sipas policisë, kthimi po behet në grupe dhe jo ashtu siç kanë hyrë besimtarët ortodoksë serbë në Kosovë.

Autoritetet e rendit njoftuan se disa besimtarë kanë qëndruar gjatë ditës edhe në komunën e Deçanit.

Gjatë ceremonisë morrën pjesë dhe Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik, dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›