E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, vrau një shtetas në vitin 2003, pranga 45-vjeçarit

Shtetasi i arrestuar është Kasem Vrapi, 45-vjeç, banues në fshatin Fiershegan Komuna Fiershegan-Lushnje.

Ky shtetas, në vitin 2003, në bashkëpunim me katër shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike e më pas kanë vrarë me armë zjarri tip pistoletë shtetasin Bilbil Hila, i datëlindjes 1984, banues në Katund Ri- Elbasan.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar shtetasin Vrapi me 14 vite burg, duke e shpallur fajtor për Vrasje me dashje më paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”. Materialet iu kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësore Elbasan për veprime të mëtejshme. /Start/

                                                                                             2012-09-07 13:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›