Stojku: Rritja e cmimit të energjisë, e domosdoshme
TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i KESH-it, deklaron se rritja e cmimit të energjisë është e domosdoshme. Në një intervistë të botuar sot në “Gazeta Shqiptare” Muharrem Stojku deklaroi se tarifat e propozuara të energjisë elektrike do të krijojnë mundësinë e ushtrimit normal të aktiviteteve të dy prej subjekteve të licencuara në tregun shqiptar të energjisë elektrike. “Miratimi i drejtë i tyre nga Enti Rregullator i Energjisë përbën një kusht të domosdoshëm për përmirësimin e situatës financiare të KESH sh.a., duke bërë që Korporata të jetë vërtet një kompani tregtare, që mbulon me burimet e veta të gjitha shpenzimet operative të vitit dhe koston lokale të investimeve, kompani e pavarur financiarisht nga buxheti i shtetit”- deklaroi Stojku.
Gjatë viteve 2007-2008 KESH-i ka rezultuar me humbje të konsiderueshme, por Drejtori i Përgjithshëm i KESH beson se duke u nisur nga situata e favorshme hidrike, monitorimi dhe mirëmenaxhimi i Kaskadës së Drinit, parashikimet më të fundit tregojnë se kompania do të dalë gjatë këtij viti me fitim.
Drejtori informon se për vitin 2009, KESH-i ka importuar rreth 53 milionë kilovatorë energji elektrike nga kompanitë 'EGL' (Zvicër), 'GEN' (Serbi), 'RET' (Çeki) dhe 'EZPADA' (Çeki).
"I vetmi klient për të cilin KESH-i ka detyrim për furnizim është OSSH, të cilit ja shet energjinë elektrike me çmim 1.61 lekë/kWh"- vazhdon në intervistën e tij drejtori i KESH.
Stojku thotë se KESH-i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të përmbushur kërkesat për furnizimin e plotë me energji elektrike të konsumatorëve, ndërsa shton se brenda këtij viti TEC i Vlorës mund të vihet në punë me kapacitet të plotë.
“TEC-i i Vlorës ndodhet në fazën e komisionimit të centralit. jo nënkupton që punimet e montimit kanë përfunduar dhe është kaluar në fazën e provave dhe të komisionimit të impiantit. Brenda këtij viti do ta vëmë në punë me kapacitet të plotë TEC-in.”
Partia Socialiste ka shprehur shqetësim se rritja e cmimit të energjisë po kthehet në një fenomen të përvitshëm, gjë që rëndon mbi qytetarët. Në një tryezë të rrumbullakët të zhvilluar dje Rama kërkoi që qeveria të jape sqarime se kur do të marrë fund monopoli në sektorin e energjisë si dhe faturimi afrofe.
Nga ana e tij Ministri i Energjetikës Dritan Prifti është shprehur se dje se do të jetë ERE-ja, si institucion i pavarur, që do të vendosë nëse do të rritet dhe sa do të rritet çmimi i energjisë elektrike. Nëse do të ketë rritje të çmimit, Prifti informoi se qeveria shqiptare ka caktuar si kontingjencë në buxhetin e shtetit për vitin 2010, 2 miliardë lekë si subvencion për familjet në nevojë, në formë kompensimi.
Ministri ftoi kreun e opozitës, Edi Rama, të tërhiqet nga "pozicioni i tij anarkist dhe destruktiv", pasi sipas tij, është bërë shumë dhe po bëhet akoma më shumë, çka janë të dukshme dhe të matshme.
(s.g/BalkanWeb)