PS sot protesta në Vlorë, blehen çadra për 20 nëntorin
VLORE- PS zhvillon sot protestën e radhës në qytetin e Vlorës, ku do të kërkojë sërish hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Pas disa protestave në qarqe të ndryshme të vendit, ku më e fundit ishte ajo e qytetit të Korçës ditën e martë, PS e mbështetur edhe nga aleatët e saj dhe avokat Ngjela do të kërkojnë nga qyteti i flamurit hapjen e kutive. Kjo është protesta e parafundit, duke pasur parasysh atë që do të zhvillohet në Tiranë në 20 nëntor, si reagimin më të madh qytetar deri tani.
Burimet nga PS-ja bëjnë të ditur se oratorët edhe në këtë protestë do të shpalosin të njëjtat kërkesa drejtuar qeverisë së kryesuar nga Sali Berisha, por nuk do të mungojë edhe kërkesa për largimin e tij. Në protestat e fundit kërkesa për largimin e Berishës ka ardhur duke u theksuar. Në fillim të javës që vjen, pritet që protesta të zhvillohet edhe në Fier, për të mbërritur në Tiranë më datë 20 nëntor.
Në këtë datë socialistët mendojnë të protestojnë non-stop në Tiranë, në sheshin “Skënderbej”, por edhe para Kryeministrisë dhe rreth saj. Burimet pranë kësaj partie bëjnë të ditur se po merren masa për blerjen e çadrave, të cilat do të ngrihen ose në sheshin para Piramidës, pranë Kryeministrisë, ose në qendër të sheshit “Skënderbej”, për t’u dhënë mundësinë protestuesve që të qëndrojnë me orë të zgjatura në protestë. Organizatorët e protestës së 20 nëntorit parashikojnë që ky të jetë një reagim qytetar i përmasave të mëdha dhe që mund të zgjasë edhe me ditë të tëra.
(s.g/BalkanWeb)