E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Athina i dënuari me 4 vite burg

Shtetasi Roland Muharrem Kaso, 36-vjeç, lindur në Devoll, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 10.10.2008, e ka dënuar shtetasin Kaso, me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”. Ky shtetas gjatë vitit 2007, ka mashtruar disa shtetas duke u  premtuar se do t`u nxirrte viza greke me afat dy vjeçar kundrejt shumës 1000 Euro, por pas marrjes së parave nuk ka kontaktuar më me këta shtetas.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, më datën 05.05.2012, në Itali u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit, shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. /Start/

                                                                                             2012-08-14 19:20
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›