E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet pesë shtetas drejt Italisë

Ata janë të shpallur në kërkim ndërkombëtare për vepra të ndryshme penale të kryera në këtë vend.

Kështu, është ekstraduar Namik Demaj, 61-vjeç, i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe i arrestuar më datë 20.04.2012 në Elbasan. Myrteza Arifaj, 35-vjeç, i akuzuar për veprën penale të "Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe i arrestuar më datë 27.05.2012 në ne Tiranë.

Skender Gockaj, 42-vjeç, i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe i arrestuar më datë 30.04.2012 në Vlorë. Adnand Xhelili, 42-vjeç i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe i arrestuar më datë 30.04.2012 në Vlorë. Erjon Xhafa, 33-vjeç, i njohur ndryshe edhe si Xhevahir Mernica, i akuzuar për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe i arrestuar më datë 19.04.2012 në Fier.
 
Ekstradimi i këtyre shtetasve është kryer në bazë të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, ratifikuar më 11.02.2008, e cila ka hyrë në fuqi në datën 01.08.2011. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën u bë i mundur arrestimi i këtyre shtetasve në vendin tonë, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. /Start/

                                                                                             2012-08-14 17:31
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›