E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, mbi 100 viktima pas disa sulmeve në Bagdad



Mbi 100 persona u vranë të hënën në Irak nga persona të armatosur dhe nga autobomba pas disa sulmeve. Sulmet në pjesë të ndryshme të Bagdadit, synojnë ti tregojnë irakenëve se al-Qaeda është ende e fuqishme në këtë vend.
Sulmet e njëpasnjëshme në Irak po ndodhin si pasojë e situatës politike, dy muaj pas zgjedhjeve që vunë përballë bllokun ndërsektar të mbështetur nga pakicat e synive kundër koalicionit të Shiitëve. Në incidentin e përgjakshëm të ditës së hënë dy atentate vetëvrasëse me autobombë ndodhën në qytetin e Hillas në jug të Bagdadit në hyrjen e një fabrike tekstilesh ndërkohë që punëtorët po linin punën.
Një shpërthim i tretë ndodhi kur forcat policore dhe punonjësit mjekësorë ishin drejtuar në vendngjarjet e shpërthimeve të para duke shkaktuar kështu edhe viktima të tjera. Në përgjithësi dhuna në Irak ka rënë ndjeshëm që nga koha e luftës sektariane në vitin 2006-2007, por zgjedhjet më 7 mars të këtij viti të cilët nuk nxorrën asnjë fitues të qartë kanë krijuar tensionë të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›