Elbasan, zhduket 14-vjecari
Elbasan- Zhduket ne rrethana misterioze nje 14-vjecar me banim ne qytetin e Elbasanit. Hermes Aliaj, me banim ne lagjen "Shen Koll", ka humbur kontaktet me familjaret qe nga mesdita e se merkures. Mesditen e se merkures, i mituri i ka thene te emes se do te shkonte te lahej ne pishine me shoket, por qe nga ai moment nuk eshte kthyer me ne familje. Familjaret kane kerkuar fillimisht tek te afermit dhe miqte, por nuk kane marre asnje pergjigje pozitive. Me ne fund i ati i te miturit, i eshte drejtuar per ndihme policise.
Dyshimet
Babai i Hermesit, Shpetim Aliaj, eshte mjaft i alarmuar. Madje me lot nder sy ai shprehet se djalin edhe mund t'ia kene rrembyer. "Djali eshte larguar nga shtepia dje (e merkure), rreth ores 13:30. Ai i kishte thene se emes se do shkonte te lahej ne pishine, me shoket e klases. Ka marre disa placka dhe eshte nisur. Gruaja e ka ndjekur me sy tek eshte larguar me nje grup djemsh", rrefen babai per gazeten "KJ". Ndersa e dinin se kishte shkuar ne pishine, gjate verifikimit ka rezultuar se Hermesi, nuk ka qene as me shokun e tij me te ngushte. "Pritem, por nuk u kthye ne mbremje. E kerkuam kudo, tek te afermit dhe miqte tane, por nuk ka asnje gjurme. Me pas kreva nje denoncim per humbje ne polici. Policia me garantoi se do te nise kerkimet. Deri me tani nuk kam asnje njoftim per djalin", shprehet Shpetimi. Ai ben apel per ndihme, pasi mendon se edhe mund te behet fjale per nje trafikim. "Kam dyshime. Mendja ku nuk me shkon. Por megjithate s'mund te akuzoj asnjeri. Gruaja dhe une po kalojme caste shume te veshtira. Kemi degjuar mjaft histori te hidhura. Ndaj ju lutem, me ndihmoni te gjej djalin. I bej apel, qe te kthehet sa me pare", shprehet babai i deshperuar, ndersa here pas here merr edhe telefonata.
Hermesi, eshte hera e pare qe largohet ne kete menyre.
Kerkimet
Shpetimi shprehet i sigurt se i biri nuk ndodhet as ne Pogradec, ku ka disa te aferm. "Nuk vonohej kurre, maksimumi kthehej ne shtepi ne oren 21:00 te mbremjes, ndaj jemi te befasuar", thote i ati. I mituri ndjek shkollen "Ali Agjahu" dhe nga pyetja e shokeve, ka rezultuar se Hermesi nuk ka qene me ta. "Rezulton se djali eshte larguar me djem qe nuk i ka njohur, ndaj jam ne merak", shprehet Shpetimi. Policia dhe familjaret po vazhdojne kerkimet, ndersa eshte shperndare edhe fotoja ne komisariate dhe pikat kufitare. Kerkime po kryhen edhe ne rrjedhen e lumit Shkumbin. Cifti Hatixhe dhe Shpetim Ajazi, kane edhe dy femije te tjere, nje djale 25 vjec dhe vajzen 20 vjece.
Fatos Salliu