Elbasan, zjarr i fuqishëm në fshatin Shalës

Rikthehen zjarret në qarkun e Elbasanit. Ditën e sotme, një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Shalës, të këtij rrethi. Mësohet se flakët e këtij zjarri kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke. Në flakë ndodhen sipërfaqe pyjore, ullishte dhe vreshta. Vatra e zjarrit, rrezikon banesat që ndodhen në këtë zonë.
Zjarrëfikset kanë kërkuar ndihmë nga qytetet e tjera për shuarjen e flakëve të këtij zjarri të madh. Qarku i Elbasanit gjatë këtij sezoni është prekur nga zjarre të shumta, të madhësive të ndryshme.