E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, marrin një familje peng, arrestohen 3 persona

LEZHE-Pjesëtarët e një familjeje në Lezhe janë mbajtur peng pasditen e djeshme nga tre persona të armatosur. Policia e këtij qyteti bën të ditur në një komunikatë të shpërndarë për mediat se tre persona janë arrestuar nën akuzën e kanosjes.

Pasditen e djeshme 3 persona kane hyrë në banesen e shtetasit me iniciale L.P në fshatin Shëngjergj të Komunës Kacinar dhe nën kërcenimin e armës se gjuetisë kanë kanosur pjesëtaret e familjes dhe më pas i kanë futur të gjithë në automjetin e tyre e janë nisur për në drejtim të Lezhës.
Në komunikatë, policia e Lezhës bën të ditur se të arrestuarit janë Ndoc Gjoka 29 vjeç, Vladimir Gjoka, 23 vjeç dhe Petrit Brunga, 24 vjeç.
Pas marrjes së sinjalizimit, blutë e Lezhës në bashkëpunim me ato të Komisariatit Mirditë bënë të mundur përcaktimin e vendodhjes së autorëve, si dhe të itinerarit të lëvizjes së tyre, çka ka çuar në kapjen dhe arrestimin në flagrancë të këtyre shtetasve, në fshatin Kalur të Lezhës, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Një automjet tip “Tojota” me ngjyrë gri me targa LE-65-89-A në pronësi të shtetasit të arrestuar, Ndoc Gjoka si dhe arma e gjuetise e prodhimit rus.
Tre te arrestuarit do te perballen gjithashtu edhe me akuzat e “Heqjes se paligjshme të lirise” “Dhunimit te baneses”, “Mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë.

(d.b/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›