E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medalje nderi për nxënësit e mësuesit më të mirë

TIRANE- Nxënësit e shkëlqyer, mësuesit dhe shkollat më të mira të arsimit parauniversitar në vend kanë mbyllur vitin kalendarik duke u shpërblyer me marrjen e medaljeve dhe certifikatave të mirënjohjes nga shteti. Ceremonia u organizua nga Ministria e Arsimit ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Berisha i cili ka premtuar në vijim të mandatit qeverisës, reforma për rritjen e cilësisë në arsim. “Katër vitet që vijnë, është detyra jonë që këta voglëushë ti bëjmë të kenë kompjuter dhe të fillojnë të lundrojnë në hapësirat e pafundme të tij. është detyra jonë që të mbajmë gjithnjë në epiqendër të përpjekjeve tona për një arsim cilësor, mësuesin.” u shpreh kryeministri. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj nga ana e tij ka garantuar mbështetje për të gjithë ata që shquhen për rezultatet e tyre shkollore dhe akademike. Në këtë ceremoni mirënjohje u vlerësuan me medalje nderi dhe kompjutera katër nxënës të arsimit të mesëm, me certifikata mirënjohje dhe kompjutera 5 nxënës të arsimit 9 vjecar. 15 mësuesit më të mirë, 3 edukatoret më të mira, 6 shkollat më të mira të arsimit të mesëm Sami Frashëri, Qemal Stafa në tiranë, Ali Demi në Vlorë, Janaq Kilica në Fier si dhe 16 shkollat më të mira të arsimit 9 vjecar. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›