Rocen: Mali i Zi në krah të vendeve që njohin Kosovën
PODGORICë- Ministri i Jashtëm malazez, Milan Rocen deklaroi sot se vendi i tij nuk kishte asnjë aryse të priste vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Prishtinën.Rocen theksoi se kapitulli i marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ishte i mbyllur dhe njoftoi se Mali i Zi do ta trajtojë vendimin e GJND-së ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të BE-së, që njeh pavarësinë e saj.Ai vlerësoi se "marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë nuk duhej të shiheshin vetëm nëpërmjet prizmit të Kosovës''. "Ne i kuptojmë interesat e Serbisë, por presim që edhe ajo të kuptojë interesat tona'', deklaroi Rocen për të përditshmen malazeze ''Vijesti''.(m.a/BalkanWeb)