E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama troket me bredhin e festave në dyert e familjeve në nevojë

TIRANE- Në prag të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Bashkia e Tiranës ka menduar tu vijë pranë 100 familjeve në nevojë dhe fëmijëve jetimë për të sjellë një atmosferë sa më festive. Kryebashkiaku shoqërohej nga Babagjyshi që për fëmijët e vegjël ka sjellë pemën e zbukuruar të festave. “Ne shpresojmë që i dhamë pak gëzim këtyre fëmijëve. Janë 100 familje ku ne do të cojmë 100 pemë me zbukurime bashkë me babagjyshin e Vitit të Ri për tu dhënë fëmijëve të familjeve në nevojë, të familjeve që për fat të keq nuk kanë mundsi të festojnë , këtë kënaqësi të madhe të trokitjes së Babagjyshit të Vitit të Ri tek dera e shtëpisë.” u shpreh Rama. Shtëpia e vizituar sot nga kryebashkiaku, rrit 2 fëmijë jetimë.(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›