Elbasan,aksident,vdesin tre persona

Dy aksidente të ndryshme kanë ndodhur mbrëmjen e shkuar në Elbasan, duke lënë pas tre persona të vdekur. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes së shkuar, ku për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ilirjan Osmani 50 vjeç. Ngjarja e rëndë erdhi pas përplasjes së dy mjeteve në Paper. Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur në Labinot. Një automjet me targa të huaja ka dalë jashtë rruge, duke lënë pas dy të vdekur. Aksidenti ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ku ka humbur jetën shtetasi L. Muzhaqi 19-vjeç dhe A Biçaku 24 vjeç të dy nga qyteti i Elbasanit.