Meta:LSI-ja,do të nxjerr bujqësinë nga mjerimi

LSI-ja do ta nxjerr bujqësinë nga mjerimi dhe nga harresa që e ka zhytyr Berisha. Kështu është shprehur Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta në turin e tij në qytetin e Lushnjes. Meta duke premtuar se me ardhjen e tij në pushtet do të mbështesë fermerët që të investojnë në prodhim dhe të mbështesë ngritjen e një projekti për agrobiznesin. Gjithashtu Meta u shpreh se Gërdec qeveria nuk ka dimension human dhe duke rrëzuar projektligjin për 380 mijë pensionistët Berisha harroi se ai vetë është në moshën e pensionit. Meta duke u drejtuar dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës Rama u shpreh se ai duhet të rregullojë sheshin Skënderbej përpara se të vij në Lushnjë.