Elbasan,digjet një automjet,s`dihen shkaqet

Një automjet është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Rinia" pranë shkollës "Qamil Guranjaku". Forcat e zjarrfikses po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, por automjeti është shkatërruar plotësisht. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.