Peshkopi, plagoset me çifte 1 person, në pranga autori

Një person është plagosur mbrëmjen e së hënës me armë zjarri në Peshkopi. Burime nga policia atje bëjnë me dije se është plagosur me çifte shtetasi Nazmi Lushe, ndërsa dyshohet se autori i plagosjes është Jakup Sela, i cili është arrestuar nga blutë e Peshkopisë.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, ku po merr dhe ndihmën mjekësore, ndërsa bluzat e bardha konfirmojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia po heton për zbardhjen e ngjarjes, motivet e të cilët mbeten ende të panjohura.