E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, sekuestrohet 21 kg hashash, arrestohet shqiptari

Policia kroate ka sekuestruar 21 kg hashash ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e drogës një shtetas shqiptar.
 

Lajmi është bërë i ditur nga mediat kroate të cilat theksojnë se droga është kapur në pikën e kalimit kufitar “Karasoviç” midis Malit të Zi dhe Kroacisë.
 

Autoritetet kroate informuan se sasia e drogës ishte fshehur në makinën e tipit “Mercedes” që drejtohej nga një shtetas shqiptar i moshës 26 vjeç, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
 

Sipas policisë kroate droga u gjet në pjesët e dyerve të përparme të makinës dhe ishte paketuar në disa pako të vogla ndërsa vlera e lëndës narkotike në tregun e zi kroat arrinte deri në 2 milion euro.
 

Një javë më parë, po në këtë pikë kufitare u sekuestruan 24.8 kilogram drogë e llojit heroinë, në një makinë me targa italiane që drejtohej nga një shtetase shqiptare.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›