Bernakie, "njeriu" i FED-it
Ai është i qetë dhe i ftohtë edhe në momentet më të trazuara e më të nxehta. Të jep përshtypjen e një njeriu të qartë, që di mirë se çfarë bën. Për herë të parë ra në kontakt me politikën monetare, kur mori në dorë veprat e nobelistit Milton Friedman, 30 vjet më parë, ndërsa studionte në kolegj sistemet dhe funksionimin e bankave qendrore. Kur në fund të vitit 2005, Presidenti Bush i ofroi drejtimin e FED (Federal Reserve), Banka Qendrore Amerikane, Ben Bernaki dinte për pozicionin që do të drejtonte më shumë se çdo ekonomist në planet. Kishte shumë ide të reja për një bankë, e cila deri në atë kohë ishte drejtuar me dorë të hekurt e misterioze nga "magjistari" i financave, Alain Greenspan. Një ndër ndryshimet që donte të sillte Ben ishte rritja e transparencës në komunikimin mes FED dhe publikut. Komunikimi vazhdon të mbetet shumë i rëndësishëm për njërin prej studiuesve dhe njohësve më të mirë të periudhës së Depresionit të Madh. Detyrën e re e nisi me një përulësi të madhe dhe me dëshirën që të tjerët ta konsideronin koleg e jo "zot", si në rastin e paraardhësit të tij, që kishte marrë prej vitesh statusin e një orakulli, që nuk fliste kurrë hapur, por përdorte një gjuhë simbolike e plot gjëegjëza. Por, me gjithë përgatitjen e shkëlqyer akademike dhe dëshirën për të ndryshuar për mirë gjërat, Bernaki nuk mundi ta ndalonte rrjedhën që do të merrnin ngjarjet në financat e vendit të tij, edhe pse kishte besim të patundur se politika që propozonte ishte rikuperuese dhe konstruktive. Që nga vera e kaluar, e gjithë industria dhe Wall Street morën goditje të njëpasnjëshme, sikurse gjithë sistemi bankar global. Rezultatet e masave që mori Bernaki në lidhje me ndryshimin e herëpashershëm të përqindjeve të interesit duan ende kohë për t‘u bërë të prekshme. Pavarësisht shumë kritizerëve që e akuzojnë për mungesë vizioni dhe parashikueshmërie, ekonomisti 54-vjeçar ka bërë më shumë lëvizje pozitive sesa negative. Kriza aktuale, një "dhimbje koke" për Shtetet e Bashkuara, që ka nisur pesë vjet të shkuara me spekulimet në tregun e pasurive të paluajtshme e kredive për shtëpi dhe sigurisht edhe qetësimi i situatës nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Vetë Alain Greenspan, në një intervistë të fundit, tha se situata me të cilën po përballet Bernaki është më e rëndë se çdo lloj krize që ai kishte kaluar gjatë 18 viteve të "mbretërimit" në FED.
Zyra e Bernakit në FED është e thjeshtë. Në tryezë ndodhen disa monitorë, që e mbajnë të informuar mbi situatën financiare dhe atë të bursave të botë. Në mur mban varur kambialet e para të lëshuara nga banka, menjëherë pas krijimit të saj, si dhe certifikatën e emërimit në postin aktual nga Presidenti amerikan, Bush. Në raftin që i qëndron pas shpine ka vetëm libra ekonomikë. Para të gjithëve, 24 orë në 24, shfaqet me pamjen serioze të një akademiku, që po të mos ishte në krye të bankës do ta kishte kaluar gjithë jetën në bibliotekat universitare. Është i ndrojtur, ndonjëherë emocional, por përgjithësisht shumë i kontrolluar. Përtej kësaj pamjeje dhe modestisë që e reflekton në çdo veprim, Ben është një njeri që mendon shumë, por di të jetë edhe elastik. Ishte pak i vonuar në identifikimin e krizës së kredive të dorës së dytë, por kur e kapi veten reagoi me shumë kreativitet. Sfida të tilla janë të zakonshme dhe pjesë e punës së një guvernatori që drejton një bankë qendrore. E veçanta e Bernakit është se ndryshe nga të gjithë paraardhësit, ai është shumë i vëmendshëm ndaj mendimit të bashkëpunëtorëve të tij. Dëgjon me kujdes, bën vërejtjet dhe jep strategjinë e re. Për Bernakin, periudha e dhimbshme e Depresionit të Madh është laboratori unik për të mësuar të gjitha të fshehtat e zanatit. Shpesh ai thotë se nëse kërkon të dish gjithçka për aktivitetin sizmik, duhet të studiosh tërmetet, jo lëkundjet. Një nga detyrat e shefit të FED-it është edhe takimi dhe llogaridhënia disa herë në vit para presidentit dhe zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Bushit dhe Çenit, por i pëlqen shumë që të jetë politikisht i pavarur. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Greenspan, ai shmang marrjen e pozicionimeve për çështje të cilat nuk kanë të bëjnë me misionin e FED. "Unë besoj në ligjet e matematikës", iu përgjigj dikur një gazetari, i cili e pyeti nëse varej në vendimet e tij nga politika. Marrëdhëniet e tensionuara me Shtëpinë e Bardhë janë pjesë e detyrës së një shefi të FED-it, kryesisht për shkak të mandatit të dyfishtë të bankës: luftës kundër inflacionit dhe promovimit të rritjes ekonomike të vendit. Sigurisht që asnjë President nuk e do inflacionin, por njëherazi nuk duan as përqindje të larta të interesit. Megjithatë, Bernaki është përpjekur gjithmonë të mbajë distancë nga politikanët. Për ta nuk ka pasur kurrë ndonjë konsideratë të veçantë që nga vitet e fëmijërisë. Ben Shalom Bernaki u lind e u rrit në një qytet të vogël në fund të periudhës së izolimit. Në shkollë të mesme shkroi një roman të shkurtër për një histori djemsh të bardhë e të zinj, që më në fund, pas vitesh ndarjeje, vendosën të luanin bejsboll së bashku. I ati dhe i ungji kishin një farmaci dhe ishin njerëz të thjeshtë e punëtorë. Gjatë viteve të shkollës, si edhe Alain Greenspan, luante në saks dhe për të përballuar studimet ka punuar si kamerier dhe si punëtor ndërtimi. Bernakët ishin hebrenj të kujdesshëm dhe kur djali vendosi të shkonte në Harvard patën frikë se do t‘i shkëpuste lidhjet me zakonet e familjes, por nuk ishte rasti i Ben, për të cilin judaizmi ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm, edhe pse sikurse vepron për të gjitha gjërat personale nuk e bën me askënd objekt diskutimi. Vitet që mbrojti doktoraturën e shndërruan në një yll të vërtetë për shkollën dhe menjëherë pas diplomimit u emërua pedagog në Princeton. Kërkimi akademik u përqendrua në disiplinën e ekonometrisë, e cila përdor modelet kompjuterike për të simuluar, apo parashikuar ekonominë. Në të kundër të Bernakit, Greenspan i besonte shumë intuitës së tij. Ky është në fakt një dallim mes brezave, por Ben e ka më të lehtë të punojë me formulat matematike, sesa me gjëegjëzat. Pikërisht, ndërsa jepte mësim në Princeton, Bernaki zbuloi edhe talentin e lidershipit dhe kështu u bë shef i departamentit. Roli i Bernakit ishte shumë pozitiv. Ai ulte tensionet dhe rriste rendimentin në punë të vartësve të tij dhe këtë e bënte përmes dëgjimit të vazhdueshëm të të gjithëve. Gjatë viteve në Princeton u martua me Anën, një mësuese spanjishteje. Nga lidhja erdhën në jetë 2 fëmijë. Me kalimin e viteve i doli në pah ambicia për të bërë përpara, një ambicie që i befasoi shumë kolegët e tij, madje edhe vetveten, pasi nami i djaloshit të talentuar kishte mbërritur deri në Uashington. Puna në universitet u kanalizua në studimin e strategjive të reja të FED-it. Bernaki mori në analizë veprimet dhe pasojat e politikës së Greenspan dhe ka qenë që në fillim partizan i idesë se sa më i qartë të jetë FED-i në lidhje me politikat e tij, aq më i natyrshëm dhe i duhur do të jetë reagimi i gjithë hallkave financiare të vendit. Sipas kësaj logjike, Bernaki propozoi që banka të bëhej më transparente dhe llogaridhënëse. Në vitin 2002, Presidenti Bush i kërkoi Bernakit që të bëhej guvernator i FED. Telefonatën nga Shtëpia e Bardhë e mori ndërsa ndodhej në Kaliforni në mesin e një leksioni në Universitetin Cornell. Pozicioni i guvernatorit të FED është një detyrë me profil të ulët, veçanërisht nëse është një kryetar si Greenspan, që i merr vetë dhe pa pyetur kënd të gjitha vendimet. Por Bernaki kishte ardhur për të sjellë ndryshime dhe për t‘iu dëgjuar zëri. Pa u vendosur mirë në zyrën e tij nisi mbajtjen e disa fjalimeve që bënë shumë përshtypje. Në njërin prej tyre propozoi një alternativë shumë interesante, për të shpjeguar deficitin tregtar. Në një tjetër foli për përvojën personale të kalimit nga bankat e universitetit në pozicionin e rëndësishëm të politikëbërësit, që nuk ishte aspak i vështirë, duke qenë se FED i bazon vendimet në formulat ekonometrike, me të cilat ai ishte shumë i familjarizuar. Por, në pozicionin e guvernatorit, Bernaki nuk dha ndonjë kontribut të madh në lidhje me problemin që do të merrte përmasa të mëdha, kur ai të vihej në krye të FED-it. Pas rënies ekonomike të vitit 2001, inflacioni ra në nivelin e tij më të ulët, që prej disa dhjetëvjeçarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse çmimet e konsumit po rriteshin, Bernaki i druhej ardhjes së një periudhe deflacioni (fenomeni ekonomik me pasoja shkatërrimtare, gjatë të cilit çmimet ulen dhe aktiviteti i biznesit bie ndjeshëm). Ky fenomen ndodhi gjatë Depresionit të Madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Japoni në vitin 1990. Në atë kohë, Ben i ofroi Greenspan argumente shumë të fuqishme për mbajtjen e përqindjeve të interesit në nivel të ulët. Megjithatë, deflacioni nuk ndodhi kurrë dhe Bernaki, duke pasur parasysh edhe veprimet e marra së fundi për zgjidhjen e krizës, mund të konsiderohet si një nga mbështetësit e politikës së uljes së përqindjeve të interesit nga ana e bankës qendrore në raste krizash. Kur Ben erdhi në krye të FED-it vazhdoi me të njëjtën strategji pune. Ishte i qartë për të realizuar një prej qëllimeve të tij më të mëdha: kthimin e FED në një institucion më transparent. Qëkur Bernaki ndodhet në krye të organizmit bankar, FED bën më shpesh raportime në lidhje me politikat ekonomike. Është shumë interesante mënyra se si Ben organizon mbledhjet e Komitetit të Tregut të Hapur, një ndër organet më të rëndësishme të bankës, që sipas rregullit mblidhet 8 herë në vit në seanca të zakonshme. Një javë para mbledhjes, pjesëmarrësve u dërgohet i ashtuquajturi "libri i gjelbër" me këndvështrime ekonomike të stafit të bankës, si edhe "libri blu", në të cilin përfshihet menyja e opsioneve të politikave që duhen aplikuar. Megjithatë, të gjithë anëtarët e Komitetit vijnë në Uashington pa ndonjë ide të qartë në lidhje me rendin e vërtetë të ditës. Në orën e mbledhjes, zënë vend rreth tryezës së drunjtë në sallën e konferencave në pritje të shefit. Ai si gjithmonë e hap derën ekzaktësisht dhjetë minuta pasi të gjithë ndodhen në sallë. Pas paraqitjes së rendit të ditës nga stafi, sikur të ishin në një seminar universitar, të gjithë pjesëmarrësit duhet të japin këndvështrimin e tyre mbi çështjet në diskutim. Ata japin informacionet për kushtet ekonomike në vend dhe më në fund e merr fjalën Bernaki. Në epokën e Greenspan, askush nuk mund ta merrte fjalën para tij dhe nuk kishte shans që ndonjëri të merrte guximin të kundërshtonte linjën e shefit të madh. Në një ndryshim thelbësor nga paraardhësi, Greenspan preferon të flasë i fundit. Komiteti shqyrton gjithashtu edhe formulat akademike, prej të cilave përftohet teorikisht përqindja "korrekte" e interesit, sipas nivelit të inflacionit apo treguesve të tjerë ekonomikë. Më e famshmja ndër këto formula, e njohur si "rregulli Tejlor", parashikon në mënyrë shumë të saktë vendimet e Komitetit. Bernaki ka këmbëngulur që ajo të zëvendësohet nga një kompjuter. Në disa aspekte, suksesi i ekonomisë moderne e ka zbehur punën e tij. Të paktën kjo dukej se ishte situata deri në verën e kaluar. Kriza e kredive i vuri në dyshim aftësitë parashikuese të ekonomistëve të FED-it, përfshi këtu edhe formulat e sofistikuara të përllogaritjeve kompjuterike. Në majin që shkoi, Bernaki mbajti një fjalim, në të cilin deklaroi se efekti i trazirave në sektorin e kredive të dorës së dytë do të ishte i kufizuar. Ky parashikim nuk doli i saktë. Bankat e vendit raportuan humbje që kishin të bënin me dhënien e këtyre lloj kredive, të cilat kapnin shifrën 100 miliardë dollarë dhe përmasat e plota të dëmit ende nuk janë të njohura. Nga ana e tij, Bernaki ndërmori ulje të njëpasnjëshme të përqindjeve të interesit, duke rrezikuar inflacion të lartë dhe rënie të dollarit. Ai edhe mund të mos kishte marrë asnjë veprim dhe në një rast të tillë të përballej me shtrirjen e krizës në përmasa shumë të mëdha, mund të përballej me shkurtimin masiv të vendeve të punës dhe mbi të gjitha me rënien ekonomike. Megjithatë, do të duhet kohë për të vlerësuar ndikimin e vendimeve të kreut të FED-it, pasi, siç thekson vazhdimisht Bernaki, politika monetare funksionon me efekte prapavepruese. Duke nisur reduktimin e përqindjeve të interesit të Bankës Qendrore, Bernaki nisi haptas rrugën drejt të ashtuquajturës politika e stimulit. Ndoshta, në mënyrë të pandërgjegjshme, ai vuri në jetë një prej udhëzimeve të Irving Fisher, një nga ekonomistët e parë e të famshëm të SHBA-së. Ai krahasonte rolin e një banke qendrore me atë të një biçiklete: "Timoni duhet kthyer ngadalë, e nëse kjo nuk mjafton ti e kthen edhe më, por nëse vazhdon ta kthesh shumë rrezikon një kthim pas". Në një lloj paralelizmi me termin e Depresionit të Madh, amerikanët kanë nisur ta quajnë periudhën aktuale në ekonominë e tyre "Moderimi i Madh". Por, a do të funksionojë politika e Bernakit? FED-it i duhet të përballet jo vetëm me "djajtë" e ngadalësimit të rritjes ekonomike dhe inflacionit, por edhe me mundësinë që uljet e vazhdueshme të interesit do të frikësojnë investitorët e huaj. Kjo, e kombinuar me krizën e tregut të pasurive të paluajtshme, mund të krijonte kushtet për një krizë të gjatë e të vështirë ekonomike dhe njëherazi periudhës së "Moderimit të Madh" do t‘i vinte fundi. Ndoshta "Moderimi i Madh" ishte rezultat i fatit të mbarë, ose rezultat i perfeksionimit të aftësive menaxhuese të ekonomisë. Vetë Bernaki jep tjetër shpjegim. Ai e sheh atë, në pjesën më të madhe, si pasojë e politikave më të mira monetare. Sipas tij, bankierët qendrorë kanë mënuar se si t‘i drejtojnë ekonomitë dhe ta bëjnë këtë jo përmes mistikes, por përmes shkencës ekonomike. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë as FED-i as banka të tjera qendrore në botë nuk do të kenë më nevojë për një magjistar në postin e drejtorit, një magjistar që rri pas perdes e drejton me shkop magjik, si në rastin e Alain Greenspain, por për profesionistë inteligjentë që do ta drejtojnë tregun drejt tokës së premtuar të shpresave të mundshme e të realizueshme. Për të provuar se ka të drejtë, Bernakit i duhet patjetër që të minimizojë, ose nëse do të ishte e mundur, të shmangte rënien ekonomike, që fatkeqësisht sa vjen e po shndërrohet në një realitet gjithnjë e më të prekshëm. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por "lufta" e Benit sapo ka filluar.
Skeda.
Ka lindur: 13 dhjetor, 1953 në Augusta të Xhorxhias SHBA
Shkollimi: Student i shkëlqyer. Është diplomuar në Ekonomi në Universitetin e Harvardit dhe është doktor i shkencave nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets.
Punësimi: Përvoja e parë ka qenë ajo e kamerierit për të financuar studimet. Menjëherë pas tyre u emërua profesor në Standford University, Princeton University, kryetar i Këshillit të Këshilltarëve Ekonomikë. Në tetor të vitit 2005 zëvendësoi Alain Greenspan në postin e kryetarit të Federal Reseve ose FED, Banka Qendrore Amerikane
Botimet: "Ese për periudhën e Depresionit të Madh", "Objektivi i inflacionit: mësime nga një përvojë ndërkombëtare"
Interesat: Është një person i qetë, me këmbë në tokë dhe me pak hobi. Ndër të vetmet është tifozllëku i përhershëm për skuadrën e bejsbollit Boston Red Sox
Gjendja civile:I martuar, me dy fëmijë
Ka thënë: "Nuk ka dyshim që goditja në çmimet e stoqeve sot do të ketë pasoja serioze makroekonomike për SHBA-në. Shpenzimet e konsumatorëve do të bien dhe ekonomia amerikane do të jetë më pak tërheqëse për investitorët e huaj. Rritja ekonomike, e cila së fundi ka qenë në nivele jo të qëndrueshme, do të ngadalësohet gjithashtu. Megjithatë, përvoja e ka treguar se një bankë qendrore e shkathët dhe vizionare mund ta mbrojë ekonominë dhe sektorin financiar nga efektet anësore të shembjes së tregut të aksioneve. Dhe unë për këtë jam përpjekur prej muajsh (në lidhje me situatën e fundit financiare në SHBA).