E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani dhe Fieri në balotazh, sot zgjedhjet në Tiranë



Socialistët kanë nisur procesin final të zbatimit të statutit të ri, të zgjedhjes së kryetarëve të rretheve. Sot zgjedhjet zhvillohen në Tiranë, mes Pjerin Ndreut dhe Bledar Doracajt. Në Elbasan, procesi i votimit nuk arriti të zgjedhë kryetarin e saj të rrethit, për shkak të mungesës së fituesit me 50 plus 1 vota, duke e çuar procesin në balotazh, që do të zhvillohet javën e ardhshme. Pjesëmarrësit në procesin e votimit kanë hedhur votën e tyre në kuti për njërin prej 3 kandidatëve, Arben Kamami, Astrit Halili dhe Ndriçim Hysa. Mësohet se pas numërimit të votave ka rezultuar se Astrit Halili ka marrë 126 vota, Ndriçim Hysa 106 vota dhe Arben Kamami 92 vota. Ndërsa në qytetin e Fierit, balotazhi shtyu për të hënën zgjedhjen e kryetarit socialist të rrethit. Nga 39 kandidatë të votuar nga baza e PS, Asambleja e Përgjithshme e PS ka vlerësuar të paraqesë dje për votime tre kandidatë, Oldrin Alushi, Pëllumb Hazizi dhe Xhevit Bushi. Mbas përfundimit të numërimit doli se, nga 324 votues, kishin votuar për Pëllumb Hazizin 139, për Xhavit Bushi 130, kurse për Oldrin Alushi kishin votuar 48. Socialistët e Lushnjes kanë zgjedhur Bujar çelën në postin e kryetarit të degës së partisë për rrethin. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, Bujar çela rezultoi fitues me 168 vota, kundrejt 115 votave të kandidatit Astrit Xheka. Më parë nga gara ishte tërhequr kandidati Ilirian Bakiasi. Ndërsa në Mirditë, fitues në zgjedhje doli Pjetër Pjetri, me 63 vota, ndaj Gëzim Kaçorrit, 54 vota. Drejtuesit e rretheve dalin nga votimi në mbledhjen e asamblesë së zgjeruar të rrethit.

rezultatet e djeshme

Korçë
Muharrem Meko

Lushnje
Bujar çela

Mirditë
Pjetër Pjetri

Elbasan (balotazh)
Astrit Halili, 126 vota
Ndriçim Hysa, 106 vota
Arben Kamami, 92 vota

Fier (balotazh)
Pëllumb Hazizi, 139 vota
Xhavit Bushi, 130 vota
Oldrin Alushi, 48 vota

Devoll
Arben Agolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›