Bosch: Të zbatohet ligji për ndërtimet
Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch vizitoi dje qytetin e Sarandës, nga ku deklaroi se ka pasur ankesa nga banorët për prishjen e ndërtimeve atje. Ai u shpreh se për ndërtimet duhet të zbatohet ligji me korrektësi. "Sigurisht që kemi pasur ankesa në lidhje me këto shkatërrime, por në lidhje me opinionin tim është ajo që unë bëj sot dhe prandaj kam ardhur këtu të bisedoj me lokalët se çfarë bëhet. Parimi kryesor i organizatës që unë drejtoj është zbatimi i shtetit ligjor dhe kur njerëzit thyejnë rregullat, pra nuk zbatojnë ligjin sigurisht që ata do të kenë pasoja, do të përballen me to. Eshtë pikërisht parimi i një demokracie që duhet të funksionojnë sistemet, se pa sistem nuk mund të ketë shtet të së drejtës, nuk mund të ekzistojë një shoqëri", deklaroi Bosch. Ai foli edhe për një projekt që do të nisë së shpejti, në muajin shtator, atë të regjistrimit të pasurive.