E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër, AK: Censusi, kombi shqiptar u zvogëlua qëllimisht

Londër- Kombi shqiptar u zvogëlua qëllimisht, të dhënat e Censusit iu dërguan për miratim shtetit grek. Kështu u shpreh sot kreu i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu gjatë ceremonisë së hapjes së degës së AK-së në Londër.

Artificialisht censusi ka zvogëluar kombin më të madh në rajon duke e nxjerr si popullin më të vogël, ndërkohë që ne jemi një nga popujt më të mëdhenj në rajon- tha Spahiu.

Kreu i Ak-së ka reaguar shumë ashpër ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, të quajtur ndryshe Census. Rezultatët e të cilit u publikuan një ditë më parë nga INSTAT.

Amaneti i Athinës dhe i Beogradit ishte për të zvogëluar numrin e shqiptareve në rajon- vijoi më tej Spahiu.

Ndër të tjera Spahiu deklaroi se bashkimi i shqiptarëve do të nisë aty ku dhe u nda vite më parë. Dhe në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë 1 milion do të jetë edhe numri i aktivistëve të Aleancës.

Në Londër u realizua ndarja, këtu po nis bashkimi- shtoi ai. Pasi të bëhemi 1 milion kuqezi do të realizojmë ëndrrën e madhe të Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.

Fushata 1 Milion kuqezi përmes një manifestimi në bulevardin Regent Street të kryeqytetit britanik mblodhi qindra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, të cilët tubuan me AK-në në fushatën për mbrojtjen nga asimilimi të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. “Rilind” Da Vinci, tablotë në Galerinë Kombëtare në Londër Londër- Leonardo Da Vinci rilind. Kështu është cilësuar ekspozita me...
  2. Londër, shfaqet premiera e filmit të Jackson Londër- David Gest, njeriu i cili ka realizuar dokumentarin për...
  3. Filmi i jetës së Jackson shfaqet në Londër Filmi i cili rrëfen jetën e mbretit të popit, Michael...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›