Elbasani fiton “derbin” me Partizanin e Bejzades
ELBASAN- Elbasani ka arritur të fitojë 3-2 me Partizanin në “derbin” e Kategorisë së Parë, që vinte përballë dy prej skuadrave më me emër të futbollit shqiptar. Në “Rruzhdi Bizhuta” është luajtur një superndeshje, teksa të pestë golat e takimit janë shënuar që në pjesën e parë. Asllani kaloi të kuqtë në avantazh në minutën e 13-të, por 3 minuta më pas Raboshta barazoi. Ishte Pashai ai që shënoi golin e dytë për Partizanin në minutën e 24-t, por dy gola të Hyshmerit në fundin e pjesës së parë i dhanë triumfin ekipit vendas. Partizani e mbylli ndeshjen me 10 vetë pas kartonit të kuq të marrë nga kapiteni Luan Pinari. Sfida ka qenë tepër e bukur, por edhe tepër e tensionuar në momente të caktuara. Në stadium kanë qenë mbi 1500 vetë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)